Site icon Telegrafi

Donald Trump zbulon arsyen pse nuk është arritur marrëveshja me Kim Jong-un në samitin e Vietnamit (Foto/Video)

Presidenti amerikan, Donald Trump, i është mediave pasi që Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se nuk është arritur kurrfarë marrëveshje me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

“Kim është pajtuar për denuklearizimin e Koresë së Veriut, por në këmbim ka kërkuar që t’i hiqen të gjitha sanksionet. Në këtë pikë nuk kemi mundur të pajtohemi. Do të punojmë tutje në atë drejtim. Të gjitha sanksionet mbeten në fuqi. Jam mik i mirë i Kimit dhe Koresë së Veriut, kanë potencial të madh. Kim kërkoi që të hiqen të gjitha sanksionet. E dimë çdo pëllëmbë të atij vendi, besoni apo jo. Duhet ta kemi atë që vërtetë e duam. Dua dhe të do mbajmë raporte. Kim më premtoi dje se pavarësisht të gjithave, nuk do të kryej teste tjera bërthamore. Nuk ishte momenti më i mirë që të nënshkruhet diçka”, ka deklaruar Trump, transmeton Telegrafi.

Megjithatë ai shtoi se si sot kanë mundur të nënshkruajnë diçka, por se nuk do të ishte momenti i përshtatshëm.

“I kemi pasur edhe dokumentet në duar, por nuk ishte momenti i përshtatshëm. Më shumë parapëlqej të bëjë diçka të mirë, sesa të bëjë diçka dhe menjëherë të largohem. Nuk duhet të frikësoheni të dilni nga çfarëdo marrëveshje, unë nuk frikësohem”, ka shtuar Trump.

Presidenti i SHBA-ve ka shfrytëzuar rastin ta falënderojë Kim Jong-un, duke theksuar se është i kënaqur me takimin e zhvilluar.

“Sapo u ndamë, kemi zhvilluar takime të mira, por mendova se nuk do të ishte me vend të nënshkruajmë tani diçka. Ai është një personalitet interesant, kemi raporte të shkëlqyeshme. Kanë qenë dy ditë produktive”, ka thënë ndër tjera Trump. /Telegrafi/

Exit mobile version