Telegrafi

Donald Trump urdhëron dëbimin e 60 diplomatëve rusë nga SHBA-të

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka urdhëruar dëbimin e 60 diplomatëve rusë, që administrata e tij ka deklaruar se kanë spiunuar Shtetet e Bashkuara, shkruan Daily Mail.

Të gjithë këta diplomatë të Moskës i kanë shtatë ditë afat që të largohen nga SHBA-të, më saktësisht nga konsullata ruse në Seattle dhe disa vende tjera, transmeton Telegrafi.

Zyrtarë të lartë të administratës së Trumpit, kanë njoftuar se vendimi i presidentit amerikan vjen si kundërpërgjigje ndaj sulmit me agjent nervor ndaj një ish-spiuni rus në Britani, për të cilin po akuzohet qeveria e Vladimir Putinit.

“Kur sulmoni miqtë tanë, do të përballeni me pasoja serioze”, ka deklaruar një zyrtar amerikan.

Nga 60 diplomatët që janë dëbuar, 12 prej tyre janë të stacionuar në ndërtesën e Kombeve të Bashkuara, identiteti i të cilëve nuk është zbuluar.

Zyrtarët amerikanë i kanë përshkruar këta 60 diplomatë si “oficerë të inteligjencës ruse “që fshihet prapa petkut dhe imunitetit të diplomatit”, derisa janë të angazhuar “në mbledhjen e informacioneve”. /Telegrafi/