Presidenti Donald Trump i është drejtuar amerikanëve se SHBA po zhvillon një numër të madh raketash hipersonike.
Trump u mburr me arsenalin e raketave amerikane disa orë pasi Irani lëshoi më shumë 20 raketa balistike drejt bazave ajrore të Irakut, përfshirë objektet në të cilat qëndrojnë ushtarët amerikanë, transmeton Telegrafi.
Por, sipas Pentagonit lëshimet nuk arritën të shkaktojnë viktima dhe Irakut iu dha paralajmërimi i fundit.
“Raketat tona janë të mëdha, të fuqishme, të sakta, vdekjeprurëse dhe të shpejta”, tha Trump gjatë fjalimit të tij para kombit nga Shtëpia e Bardhë.
“Në ndërtim e sipër janë shumë raketa hipersonike”, vazhdoi ai.
“Fakti që kemi këtë ushtri dhe pajisje të shkëlqyeshme, megjithatë, nuk do të thotë që duhet ta përdorim atë. Ne nuk duam ta përdorim atë. Fuqia amerikane, si ushtarake ashtu edhe ekonomike, është parandaluesi më i mirë” tha Trump.
Ai mbrojti sulmin amerikan mbi gjeneralin iranian Qassem Soleimani, duke e quajtur atë ‘terroristin më të madh’ në botë dhe duke thënë se duart e tij ishin ‘të zhytura’ në gjakun amerikan dhe iranian. /Telegrafi/