Site icon Telegrafi

Donald Trump thyen një tjetër premtim të madh parazgjedhor, atë për NATO-n

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, i ka siguruar shefit te NATO-s se SHBA-ja mbetet e përkushtuar ndaj aleancës ushtarake, edhe pse ka bërë kritika të mëdha gjatë fushatës së suksesshme presidenciale.

Gjatë fjalimeve të mbajtura muajt e fundit, Trump u ka thënë përkrahësve se: “NATO është vjetërsuar dhe nuk përfaqëson më vlera pozitive për SHBA-ne”.

Madje, Trump ka deklaruar  se shpërbërja e NATO-s nuk do të ishte aspak e keqe.

Në atë që duket se është kthesa më e fundit e ndryshimit të qëndrimeve që kur u zgjodh president, Trump raportohet të jetë tërhequr nga kritikat e bëra ndaj aleaces ushtarake të NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë sot për “BBC” se kishte folur personalisht me Trump-in pasi u shpallen rezultatet e zgjedhjeve, transmeton gazetaexpress.

“Trump me ka thënë mua dhe liderëve evropianë pas zgjedhjes i president se ai dhe Shtetet e Bashkuara do të mbesin të përkushtuara ndaj NATO-s dhe se garancia për sigurinë evropiane qëndrojnë,” ka thënë Stoltenberg.

Exit mobile version