Grupi vazhdon të veprojë si një lëvizje kryengritëse nëntokësore dhe kreu disa sulme me viktima në të gjithë botën gjatë vitit të kaluar.
Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një fjalimi të mbajtur dje mbi gjendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjendjen e tensionuar në Iran, ai tha se vendi i tij e ka shkatërruar 100 për qind ISIS-in, transmeton Telegrafi.
Pranë përfundimit të fjalimit të tij 10-minutësh nga Shtëpia e Bardhë, duke iu përgjigjur sulmeve raketore të Iranit në bazat amerikane në Irak, Trump pretendoi se SHBA ka shkatërruar “100 përqind ISIS-in dhe kalifatin e saj territorial” në Irak dhe Siri.
Grupi vazhdon të veprojë si një lëvizje kryengritëse nëntokësore, duke komanduar besnikërinë e ndoshta 10 mijë luftëtarëve në të dy vendet, sipas Matthew Henman, kreu i një Qendre, ofrues informacioni jopartiak i mbrojtjes me seli në Londër.
“Kalifati territorial është mposhtur, por grupi është akoma shumë aktiv”, tha Henman për VICE News.
“Nga këndvështrimi i ISIS-it, është e qartë se Kalifati nuk ishte thjesht një entitet territorial. Ishte një sistem qeverisës që do të jetonte përtej çdo humbjeje territoriale”, shtoi ai.
Ndërsa riorganizohet pas humbjes së kalifatit fizik – dhe vdekjes së udhëheqësit të saj, Abu Bakr al-Bagdadi, në një bastisje nga forcat amerikane në tetor – ISIS vazhdon të kryejë sulme dhe atentate të synuara të liderëve lokalë, duke kërkuar të nxisë kaos dhe të krijojë kushtet e nevojshme për rishfaqjen si entitet territorial.
“Nuk ka hequr dorë nga ideja e një kalifati territorial. Grupi është në një mendim se kemi pësuar një humbje, por është vetëm një betejë në luftën e përjetshme që do të vazhdojë”, tha Henman.
Ai tha se grupi kishte qenë gjithashtu i suksesshëm në krijimin e një rrjeti të decentralizuar të bashkëpunëtorëve – nga Afrika Perëndimore në Afganistan e Filipine – e cila kishte vazhduar të kryente sulme në të gjithë botën, pavarësisht nga udhëheqja qendrore.
Vetëm vitin e kaluar, ISIS mori përgjegjësinë për sulme masive në Afganistan, Filipine, Shri Lankë, dhe gjetkë.
Ndërsa komentet e Trump dhanë përshtypjen se lufta kundër grupit ka përfunduar me një fitore të SHBA-së, misioni i SHBA-së kundër këtij grupi po vazhdon.
Në fjalën e tij të Mërkurën, Trump tregoi se NATO dhe Irani mund të luanin një rol më të madh në luftën kundër ISIS, dhe njoftoi se “përparësitë strategjike” të SHBA-së kanë ndryshuar. Kjo ka nxitur spekulime që SHBA mund të shikojnë për të zvogëluar praninë e saj në Irak, ku kryeministri në largim, i mbështetur nga parlamenti, u ka bërë thirrje forcave amerikane të largohen. /Telegrafi/