Site icon Telegrafi

Donald Trump thotë se kërcënimi i tij për “zjarr dhe tërbim” ndaj Koresë së Veriut nuk ishte “mjaftueshëm i ashpër”

US President Donald Trump speaks about North Korea at a meeting with administration officials on the opioid addiction crisis at the Trump National Golf Club in Bedminster, New Jersey, on August 8, 2017. / AFP PHOTO / NICHOLAS KAMMNICHOLAS KAMM/AFP/Getty Images

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se paralajmërimi i tij i “zjarrit dhe tërbimit” ndaj Koresë së Veriut ndoshta nuk ishte “mjaftueshëm e ashpër”.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai ka vazhduar duke thënë se Koreja e Veriut “do të duhet të ketë kujdes për veprimet e saj ose do të jetë në telashe sikur disa kombe që kanë qenë dikur në një situatë të tillë”.

Bëhet e ditur se këto fjalë presidenti Trump i kishte thënë derisa po u drejtohej gazetarëve gjatë pushimeve të tij në klubin e golfit të tij të New Jersey para një takimi të sigurisë me këshilltarët e lartë.

Deklarata vjen pasi presidenti komentoi drejtpërdrejt kërcënimet e përsëritura të Kim Jong-un kundër SHBA-së në një konferencë të martën.

Ai tha: “Koreja e Veriut nuk duhet të bëjë më kërcënime ndaj Shteteve të Bashkuara. Ata do të ndeshen me zjarr dhe tërbim, të tillë çfarë bota kurrë nuk ka parë”.

E Koreja e Veriut u përgjigj duke thënë se po ‘shqyrton me kujdes’ një plan për të goditur territorin amerikan të Guamit – një ishull në Paqësor jashtë Filipineve.

Lufta e fjalëve mes dy shteteve është duke ndodhur pas lajmit se Koreja e Veriut ka prodhuar me sukses një armë të vogël bërthamore që mund të përshtatet brenda raketave.

Nëse është e vërtetë, kjo do të thoshte se regjimi ka kaluar një prag të rëndësishëm në rrugën për t’u bërë një fuqi bërthamore e plotfuqishme.

Sipas mediave, analiza konfidenciale u krye muajin e kaluar nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes të SHBA, raporton The Washington Post.

Ndërkaq zyrtarët në agjenci nuk kanë komentuar rreth kësaj çështje. /Telegrafi/

Exit mobile version