Donald Trump është suspenduar nga platforma e famshme për livesteam, Twitch për “sjellje urrejtëse” dhe Reddit ka mbyllur një forum për mbështetësit e presidentit.
Twitch, e cila është në pronësi të Amazon, tha se kishte ndaluar përkohësisht kanalin e presidentit sepse shkelte politikën e saj të sjelljes kundër urrejtjes.
“Sjellja e urrejtjes nuk lejohet në Twitch”, tha një zëdhënëse e kompanisë.
“Në përputhje me politikat tona, kanalit të Presidentit Trump i është lëshuar një suspendim i përkohshëm nga Twitch për komentet e bëra në transmetim, dhe përmbajtja ofenduese është eliminuar.”
Reddit tha se kishte mbyllur forumet e r/The_Donald dhe r/ChapoTrapHouse të drejtuara nga mbështetësit e presidentit, pasi njoftoi se faqja ka bërë një rregullim të politikave të saj të përmbajtjes, raporton Sky News.