Telegrafi

Donald Trump: Sot do të dal nga spitali, mos kini frikë nga COVID-19

Donald Trump ka vendosur që mos ta vazhdojë trajtimin në spital.

Presidenti i SHBA-së, Trump ishte diagnostifikuar gjatë javës së kaluar me COVID-19 dhe deri më tani ka qëndruar në spitalin ushtarak të Marylandit.

Lexo po ashtu Biden: Do të debatojë me Trumpin nëse shkencëtarët thonë se është e sigurt

Por, pak minuta më parë i pari i Shteteve të Bashkuara ka pohuar se do të largohet gjatë ditës nga qendra mjekësore Walt Reed.

“Unë do të largohem nga Qendra e madhe Mjekësore Walter Reed sot në 6:30 pasdite. Ndiheni vërtet mirë! Mos kini frikë nga COVID-19. Mos e lejoni të dominojë jetën tuaj. Ne kemi zhvilluar, nën Administratën Trump, disa ilaçe dhe njohuri vërtet të shkëlqyera. Ndihem më mirë sesa 20 vjet më parë! “, ka shkruar Trump në llogarinë personale të Twitterit.

Lexo po ashtu Fauci: Nuk jam i përfshirë në kujdesin shëndetësor të Trumpit

Theksojmë se disa mjekë e kanë kritikuar daljen e përkohshme të presidentit amerikan, pasi që në këtë formë ka rrezikuar edhe jetën e personelit të sigurisë së tij.

Ndryshe, edhe Melania Trump është infektuar me coronavirus, por Zonja e Parë po trajtohet në Shtëpinë e Bardhë. /Telegrafi/