Site icon Telegrafi

Donald Trump shkarkon John Boltonin

Presidenti amerikan Donald Trump, ka shkarkuar John R. Bolton nga pozita e këshilltarit për siguri nacionale, shkruan New York Times.

Raportohet se e gjitha ndodhi për shkak se dyshja kishin shumë mospajtime për shkak të sugjerimeve të tij të shumta, siç ishin politikat e jashtme të SHBA-ve karshi Iranit, Koresë së Veriut dhe Afganistanit, transmeton Telegrafi.

Këtë informacion e ka konfirmuar edhe vetë presidenti në një postim në Twitter: “E kam njoftuar mbrëmë John Boltonin se shërbimet e tij më s’janë të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë. S’jam pajtuar me shumë prej sugjerimeve të tij. Kam kërkuar dorëheqjen e tij të cilën më ka dorëzuar sot në mëngjes. Falënderoj shumë Johnin për shërbimin e tij. Gjatë javës së ardhshme do ta emëroj këshilltarin e ri për siguri nacionale”. /Telegrafi/

Exit mobile version