Donald Trump nuk po përballet vetëm me gjykimin për fajësim, por edhe për një vepër tjetër.
Zyra e sekretarit të shtetit të Georgias thotë se ka hapur një hetim në përpjekjet e ish-presidentit për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të shtetit 2020.
Hetimi përqendrohet në një telefonatë në të cilën Trumpi u regjistrua duke i thënë zyrtarit të lartë të zgjedhjeve të shtetit të “gjente” vota të mjaftueshme për të përmbysur rezultatin, raporton bbc.
“Unë thjesht dua të gjeni 11,780 vota”, dëgjohet Trump duke i thënë Sekretarit Republikan të Shtetit, Brad Raffensperger gjersa ky i fundit i përgjigjet se rezultatet – në të cilat demokrati Joe Biden ishte shpallur fitues – janë të sakta.
Në një deklaratë për mediat amerikane, zëdhënësi i Raffensperger tha se zyra e sekretarit të shtetit “heton ankesat që merr. Hetimet kanë natyrë zbuluese dhe faktike. Çdo përpjekje e mëtejshme ligjore do t’i lihet Prokurorit të Përgjithshëm”.
Jason Miller, një këshilltar i lartë i Trump, ka thënë se nuk kishte “asgjë të pahijshme ose të papërshtatshme për një telefonatë të planifikuar midis presidentit Trump, Sekretarit Raffensperger dhe avokatëve nga të dy palët”. /Telegrafi/