Site icon Telegrafi

Donald Trump paralajmëron Rusinë, Sirinë dhe Iranin, të mos i vrasin civilët e pafajshëm në provincat siriane

Presidenti amerikan Donald Trump shkroi në Twitter të enjten për të paralajmëruar disa kundërshtarë amerikanë që të mos vrisnin civilë të pafajshëm në rajonin veriperëndimor të Sirisë, në mes të dhunës me forcat qeveritare.

“Rusia, Siria dhe Irani po vrisnin mijëra civilë të pafajshëm në provincën Idlib. Mos e bëni!” ka shkruar presidenti në Twitter, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se Turqia “po punon shumë për të ndaluar këtë masakër”.

Paralajmërimi vjen në mes të një krize të mundshme humanitare në rajon ndërsa rebelët përpiqen të mbajnë kontrollin mbi atë që thuhet se është fortesa e tyre e fundit në rajon me betejën e tyre kundër regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad.

Një përshkallëzim i raportuar në sulme në Provincën Idlib të kryera nga forcat ruse dhe siriane vetëm në dhjetor ka vrarë dhjetëra civilë të pafajshëm dhe shpërngulur dhjetëra mijëra njerëz, shumë prej të cilëve raportohet se kanë kërkuar siguri në Turqi.

Një zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara tha të martën se më shumë se 500 fëmijë u plagosën ose u vranë në nëntë muajt e parë të viti 2019 dhe të paktën 65 fëmijë deri tani u vranë ose u plagosën këtë muaj.

Nga më shumë se 3 milionë njerëz në provincën Idlib, organizata ndërqeveritare beson se mbi gjysma e tyre janë zhvendosur brenda vendit.

Mesazhi i Trump një ditë pas Krishtlindjes nuk ishte hera e parë që ai paralajmëroi Rusinë, Sirinë dhe Iranin të linin civilë të pafajshëm nga lufta e përgjakshme civile Siriane që tërbohet për vite me rradhë.

Në qershor, mes sulmeve më të raportuara të qeverisë që morën jetën e civilëve, Trump njoftoi se “Bota po e shikon këtë masakër”.

“Rusia, Siria dhe, në një masë më të vogël, Irani, po bombardojnë provincën Idlib në Siri, dhe duke vrarë pa dallim shumë civilë të pafajshëm”, njoftoi presidenti në atë kohë. “Bota po e shikon këtë masakër. Cili është qëllimi juaj, çfarë do të arrini me këtë? STOP!” /Telegrafi/

Exit mobile version