Telegrafi

Donald Trump: Nuk kemi nevojë për naftën e Lindjes së Mesme

Presidenti i SHBA, Donald Trmup, me anë të një fjalimi nga Shtëpia e Bardhë ka komentuar për situatën në Iran dhe në Lindjen e Mesme.

Donald Trump në konferencën që i është drejtuar popullit amerikan para pak minutash, tha se gjatë sulmit të mbrëmshëm që Irani ia bëri një baze ushtarake amerikane në Irak nuk është lënduar askush, transmeton Telegrafi.

“Asnjë amerikan nuk është lënduar nga sulmi i Iranit, asnjë ushtar amerikan nuk është vrarë dhe ka pasur vetëm dëme të vogla”, ka thënë Presidenti amerikan në fjalimin para popullit amerikan.

Presidenti amerikan, po ashtu  ka folur edhe për naftën që është në Lindjen e Mesme, duke thënë se SHBA nuk ka nevojë për naftën e tyre.

“Ne tani jemi prodhuesi numër një i naftës dhe gazit natyror kudo në botë. Ne jemi të pavarur dhe nuk kemi nevojë për naftë në Lindjen e Mesme”, tha Trump. /Telegrafi/