Site icon Telegrafi

Donald Trump në Nju Jork për paraqitjen historike në gjykatë

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka qenë duke u konsultuar me avokatë në Kullën Trump në Nju Jork, ndërsa përgatitet të përballet me akuza penale, në një paraqitje historike në gjykatë.

Ai ka qenë nën hetim për paratë e paguara pak para zgjedhjeve të vitit 2016 për një yll porno që pretendon se ata kishin patur marrëdhënie seksuale, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, Trump mohon diçka të tillë.

Ndërkohë mediat raportojnë se masat shtesë të sigurisë janë vendosur me autoritetet që presin protesta jashtë gjykatës së Manhattan të martën.

Trump, 76 vjeç, është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me një çështje penale.

Të martën në mëngjes, dhjetëra policë dhe oficerë të gjykatës, si dhe agjentë të Shërbimit Sekret pritet të shoqërojnë zotin Trump nëpër rrugët e Nju Jorkut në kompleksin e gjykatave në Manhatan. /Telegrafi/

Exit mobile version