Presidenti amerikan Donald Trump ka ndërruar menaxherin e ekipit të tij të fushatës Brad Parscale, ekspertin kontrovers i cili ka udhëhequr me ekipin e fushatës gjatë dy viteve të fundit, raporton The Guardian.
Postin e Parscale do ta zë menaxheri i kompanisë Bill Stepien, bashkëpunëtori i tij dhe njëherit zëvendësdrejtori, ka njoftuar Trump në llogarinë e tij në Tëitter, transmeton Telegrafi.
Parscale ka qenë cak i kritikave në rrethin e ngushtë të njerëzve të Trumpit, pasi ka lëshuar mundësinë që me sukses të organizojë tubimet masive të qindra mijëra përkrahësve të presidentit amerikan në Tulsa
Bija e Trump, Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared Kuschner, kanë bërë kritika të ashpra në llogari të tij, pasi që në tubim janë shfaqur vetëm 6 mijë njerëz. /Telegrafi/