Tiger Woods konsiderohet si një ndër lojtarët më të mëdhenj të sportit të golfit.
Duket se kjo ka ndikuar që presidenti i SHBA-ve, Donald Trump të ndajë çmimin më të lartë civil të vendit, Medaljen e Lirisë Presidenciale, për sportistin 43-vjeçar.
Në arsyetimin e tij, i pari i amerikanëve ka njohur arritjet e golfistit duke thënë se është një shembull për të gjithë të tjerët.
“Suksesi juaj i jashtëzakonshëm në fushën e golfit dhe triumfi mbi plagët, vullneti juaj për të fituar… këto janë të gjitha cilësitë që portretizohen te shpirti amerikan, shpirti që hedh poshtë kufizimet”, tha Trump në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë.
Tiger Woods was emotional in his acceptance speech after President Trump awarded him with the Presidential Medal of Freedom. pic.twitter.com/N11oOkOihT
— Brad Galli (@BradGalli) May 6, 2019
Woods, i cili këtë sezon shënoi 15 vjet karrierë në gol dhe i pari pas 10 vjetësh dhe 10 muajsh mungese, është lojtari i katërt i golfi i cili mori një njohje të tillë.
Ndryshe, Medalje Presidenciale të Lirisë kanë marrë edhe Charlie Sifford, Arnold Palmer dhe Jack Nicklaus. /Telegrafi/