Presidenti i SHBA-së, Donald Trump lëshoi një paralajmërim të rreptë të dielën për Iranin ndërsa udhëheqësit në Teheran u bashkuan me protestuesit që dolën në rrugë pasi qeveria pranoi të ka rrëzuar aksidentalisht avionin e pasagjerëve ukrainas.
“Për udhëheqësit e Iranit – MOS I VRITNI PROTESTUESIT TUAJ”, ka shkruar Donald Trump në Twetter. “Mijëra tashmë janë vrarë ose burgosur nga ju, dhe Bota po vëzhgon. Më e rëndësishmja, SHBA po shikon”, transmeton Telegrafi.
To the leaders of Iran – DO NOT KILL YOUR PROTESTERS. Thousands have already been killed or imprisoned by you, and the World is watching. More importantly, the USA is watching. Turn your internet back on and let reporters roam free! Stop the killing of your great Iranian people!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) January 12, 2020
“Kthejeni përsëri internetin dhe lini që reporterët të lirë! Ndaloni vrasjen e popullit tuaj iranian”, tha Trump.
Protesta të shumta antiqeveritare shpërthyen në universitetet në të gjithë Iranin të shtunën me studentë që kërkuan dorëheqjen e Udhëheqësit Suprem Ayatollah Ali Khamenei.
Protestat vijnë ndërsa tensionet Irani-SHBA mbeten të larta, me Trump që akuzon Iranin për planifikimin e sulmeve ndaj katër ambasadave amerikane, dhe kjo ishte arsyeja pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës vranë gjeneralin iranian Qaseem Soleimani. /Telegrafi/