Në Washington u shënua 10 vjetori i pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është krenar me Kosovën, kështu tha këshilltari i tij për siguri kombëtare Herbert McMaster.
Ai shtoi se SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin vendin tonë si shtet stabil, prosperues dhe demokratik, shkruan rtv21.tv
Këto komente MCMaster i bëri në ceremoninë e shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Washington.
Në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Washington fjalë rasti patën edhe presidenti Hashim Thaçi e kryeministri Ramush Haradinaj.