Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për ta mposhtur të ashtuquajturin Shtet Islamik (ISIS).
“The Independent” raporton se Trump i ka urdhëruar gjeneralët dhe këshilltarët e sigurisë që brenda një muaji të dalë me një plan për ta mposhtur ISIS-in, transmeton Express.
Në tre urdhëruat ekzekutivë më të fundit që do të nënshkruhen nga Trump, presidenti ka thënë se ai ka nevojë për propozime për ta luftuar ekstremizmin islamik.