Site icon Telegrafi

Donald Trump ka gjasa të ketë fshehur shumë dokumente të shtetit në rezidencën në Florida

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump mund të ketë fshehur dokumente gjatë një kontrolli të FBI-së në pronën e tij në muajin qershor, thonë zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë.

Në një dosje gjyqësore, departamenti tha se “ka të ngjarë që u bënë përpjekje për të penguar hetimin e qeverisë”.

Ata pretenduan se agjentët ishin “të ndaluar në mënyrë eksplicite” të kontrollonin një kuti magazinimi në rezidencën e Trumpit në Mar-a-Lago.

Lexo po ashtu Trump mori 184 dokumente sekrete nga Shtëpia e Bardhë, reagon ish-presidenti amerikan: Nuk kam bërë asgjë të keqe

Të dhënat e tjera ka të ngjarë të jenë “fshehur dhe hequr” nga një dhomë magazinimi, thanë zyrtarët, raporton bbc.

Presidentët amerikanë duhet t’i transferojnë të gjitha dokumentet dhe emailet e tyre në një agjenci qeveritare të quajtur Arkivi Kombëtar – dhe FBI po heton nëse zoti Trump i ka trajtuar në mënyrë të pahijshme të dhënat duke i dërguar ato nga Shtëpia e Bardhë në Mar-a-Lago pasi u largua nga detyra në janar 2021.

Ai ka mohuar çdo keqbërje dhe tha se sendet ishin të deklasifikuara. Trump ka paditur shtetin për dokumentet që janë marrë nga pasuria e tij dhe po kërkon që qeveria t’i kthejë çdo sendet që nuk ishtinnë objektin e urdhrit të kërkimit.

Avokatët e tij kishin kërkuar gjithashtu që një avokat “neutral” i palës së tretë – i njohur si vlerësues special – të sillet për të përcaktuar nëse dosjet e sekuestruara mbulohen nga privilegji ekzekutiv, i cili u lejon presidentëve të mbajnë të fshehta disa komunikime.

Lexo po ashtu Publikohen dokumentet e gjykatës që dërguan në kontrollin e pronës së Trumpit në Florida

Zakonisht vlerësuesit e posaçëm caktohen në çështjet penale ku ka shqetësime se disa prova mund të mbrohen nën privilegjin avokat-klient, ose mbrojtje të tjera që mund t’i bëjnë ato të papranueshme në gjykatë.

Regjistrimet e fundit gjyqësore të bëra nga Departamenti i Drejtësisë të martën janë në përgjigje të padisë së Trump. /Telegrafi/

Exit mobile version