Telegrafi

Donald Trump ishte subjekt i një “tentative të dukshme për vrasje”, deklaron FBI

Donald Trump ishte subjekt i një “tentative të dukshme vrasjeje” në klubin e tij të golfit në Florida, ka deklaruar FBI.

Në një deklaratë pak kohë më parë, ish-presidenti tha se ishte “i sigurt dhe mirë” pas të shtënave me armë zjarri në afërsi të tij.

Së fundmi, një person është arrestuar dhe një pushkë sulmi është gjetur në zonën ku janë dëgjuar të shtënat, shkruan skynews.

Siç raportohet, agjentët e Shërbimit Sekret panë dikë që dyshonin se kishte drejtuar armën ndaj ish-presidentit, kështu që hapën zjarr.

Sherifi Martin William Snyder u tha gazetarëve se oficerët e tij e ndoqën automjetin e dyshuar për një kohë përpara se të bënin një “ndalim krimi”.

Ndryshe, të shtënat vijnë dy muaj pasi kandidati republikan për president u qëllua gjatë një atentati në një tubim në Pensilvani. /Telegrafi/