Telegrafi

Donald Trump habit me deklaratën: Nuk do të jem diktator, përveç ditës së parë

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se, nëse kthehet në pushtet në vitin 2025, nuk do të jetë diktator “përveç ditës së parë”.

Këtë ai e tha për Fox News, kur u pyet nëse do të hakmerrej nëse do të kthehej në Zyrën Ovale, transmeton Telegrafi.

Siç shpjegoi ai, do të jetë diktator, në radhë të parë për mbylljen e kufirit.

“Përveç kësaj, unë nuk jam diktator”, tha ai.

Gjatë intervistës, Trump kritikoi këshilltarin special të SHBA-së për klimën, John Kerry, për deklaratat e tij se termocentralet me qymyr duhet të mbyllen. /Telegrafi/