Telegrafi

Donald Trump flirton me gazetaren irlandeze para kamerave në Zyrën Ovale (Video)

Presidenti amerikan Donald Trump ishte duke zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin irlandez Taoiseach Leo Varadkar, kur për një moment ndërpreu bisedën për ta komplimentuar gazetaren irlandeze që gjendej brenda Zyrës Ovale.

Gazetarja e RTE, Caitriona Perry ishte së bashku me një grup të gazetarëve, kur i pari i Shtëpisë së Bardhë filloi ta komplimentojë, transmeton Telegrafi.

Trump ishte duke biseduar me Varadkar, i cili njëherit është kryeministri i parë homoseksual, për ta komplimentuar për fitoren në zgjedhjet e fundit kur i tha: “Kemi shumë gazetarë irlandezë këtu duke na shikuar. Ata tani po largohen nga Zyra Ovale”.

“Prej nga jeni? Ejani këtu. Prej nga jeni? Këtu kemi shumë gazetare të bukura nga Irlanda”, duke iu referuar gazetares Perry.

Ai më pas i thotë kryeministrit irlandez se ajo ka “buzëqeshje të mrekullueshme, vë bast që kujdeset për veten”. /Telegrafi/