Site icon Telegrafi

Donald Trump fiton betejën ligjore kundër yllit pornografik, Stormy Daniels

Donald Trump lë pas edhe një histori që mund t’i prishte reputacionin jetësor.

Stormy Daniels kishte paditur muaj më parë presidentin amerikan për kërcënime, por që çështja përfundoi në dobi të Donald Trump.

Një gjyqtar ka hedhur poshtë padinë e ylli të filmave pornografik kundër të parit të shtetit të SHBA-së.

Stormy Daniels, emri i së cilës është Stephanie Clifford, ka deklaruar më parë se ka kryer marrëdhënie seksuale me Trumpin në vitin 2006.

Por, të cilën gjë e mohoi miliarderi dhe se përmes rrjeteve sociale shkroi se kjo ishte një histori e shpikur dhe se nuk e kishte blerë heshtjen e saj.

Stormy Daniels tashmë është urdhëruar të paguaj tarifat ligjore gjersa nuk është bërë e ditur se për çfarë shume bëhet fjalë.

Ndryshe, avokati i aktores amerikane tha se do të apelonte kundër vendimit pasi që beson se klienta saj ka të drejt. /Telegrafi/

Exit mobile version