Kamerat televizive kanë kapur një moment interesant të presidentit amerikan Donald Trump, derisa po qëndronte brenda limuzinës presidenciale.
Ai është filmuar duke ushtruar fjalimin e tij, vetëm disa minuta para se t’i drejtohej për herë të parë Kongresit, transmeton Telegrafi.
Në video mund të shihet se si presidenti i Shteteve të Bashkuara e ushtron me zë të lartë fjalimin, dhe kohë pas kohe e ngrit kokën lartë në mënyrë që ta mbaj në mend më mirë.
Këtë video shumë përdorues të rrjeteve sociale e kanë krahasuar me atë të disa studentëve, të cilët kanë tremë para se të hyjnë në provim. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=E2ltAQ2WKQ4