Telegrafi

Donald Trump është një “jetim nga Pakistani” (Video)

Një televizion pakistanez, “Neo News”, pretendon se Trump ka lindur në Vaziristan të Pakistanit në vitin 1946 dhe quhej Dawood Ibrahim Khan.

Ky televizion i kaloi disa vite duke u përpjekur për të bindur botën se Barack Obama nuk ishte një qytetar amerikan, por tani Donald Trump duhet të ofrojë prova se nuk është një jetim nga Pakistani.

Njerëzit janë duke reaguar me mosbesim dhe tronditje qëkur republikani Donald Trump mposhti demokraten Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Dhe, midis gjithë kësaj, një lajm që pohon se Trump është nga Pakistani e ka çuar çmendurinë në një nivel tjetër.

Gruaja që e jep lajmin mban një ton të zërit shumë serioz gjatë gjithë kohës dhe duket absolutisht e sigurt rreth informatës që ua përcjell shikuesve.

Sipas lajmit të transmetuar në Neo News, “Arsimimin fillor Trump e mori në një Medrese në Waziristan. Prindërit e Trumpit (prindërit e Ibrahimit në këtë rast) vdiqën në një aksident rrugor në vitin 1954 dhe Dawoodi i ri u birësua nga familja Trump pasi një kapiten i ushtrisë britaniko-indiane e coi në Londër.”