Kryelajmi i mediave këtë javë ka qenë ndarja e bujshme e këngëtares me famë botërore, Miley Cyrus, nga Liam Hemsworth.
U dhanë disa versione të arsyes se pse dyshja menduan t’i japin fund martesës, megjithatë vet ata nuk kanë preferuar të dalin hapur e të flasin rreth kësaj çështje.
Reagime për këtë ndarje ka pasur shumë në rrjeett sociale, e disa vite më parë, një reagim i till kishte ardhë edhe nga presidenti i tanishëm, Donald Trump.
Bëhet fjalë për vitin 2013, kur përmes një postimi në Twitter, Trump e kishte ngushëlluar MIley Cyrus për ndarjen e saj të parë nga Liam Hemsworth.
“Miley Cyrus, mos u brengos për Liamin. Mund të gjesh shumë më mirë se aq dhe ke shumë kohë. Qëndro e fortë”, shkruhej në këtë status.
Aso kohe, Donald nuk ishte president dhe mbase tani nuk do të donte shihte një status të tillë, mirëpo detektori i rrjeteve sociale i cili sjell kujtimet e së kaluarës, ka bërë që ky postim i tij në Twitter, tashmë të marrë vëmendjen që dikur nuk e kishte marrë. /Telegrafi/