Telegrafi

Donald Trump e fton Bleona Qeretin në ballon e parë presidenciale (Foto)

Kanë mbetur edhe disa orë që Donald Trump të merr edhe zyrtarisht detyrën e presidentit të SHBA-ve.

Pas inaugurimit si i pari i Amerikës, organizatorët kanë paraparë edhe një ballo, ku Trump do të vallëzojë me bashkëshorten Melania.

Lexo po ashtu Jeton Zogiani për Donald Trumpin: Babë u bëra president i Amerikës (Foto)

E në këtë ngjarje madhështore do të jetë e pranishme edhe mikesha e presidentit, Bleona Qereti.

Kjo e fundit këtë e ka bërë të ditur përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram, ku ka shfaqur edhe ftesën e bërë prej organizatorëve.

“Darkë kryesore. Nuk kam koment”, ka shkruar Bleona në Instagram.

Ndryshe, këngëtarja shqiptare orë më parë e ka falënderuar Trumpin për ndihmën që i ka dhënë në karrierën në Amerikë. /Telegrafi/