Donald Trump është dënuar me vdekje nga populli i Koresë së Veriut, sipas gazetës shtetërore të shtetit diktatorial.
Sipas mediave të huaja, të cilat citojnë këtë medium, një dënim i tillë për presidentin amerikan ka ardhur pasi ai ‘lëndoi dinjitetin e udhëheqjes së lartë’, kur kritikoi regjimin e Kim Jong-un gjatë një vizite në Korenë e Jugut.
Si rezultat, mediumi në fjalë ka shkruar se meriton dënimin me vdekje.
“Krimi më i keq për të cilin ai kurrë nuk mund të falet është se ai guxoi të dëmtojë dinjitetin e udhëheqjes së lartë. Ai duhet ta dijë se ai është vetëm një kriminel i shëmtuar, i dënuar me vdekje nga populli korean”.
Artikulli gjithashtu e akuzoi Trumpin për anulimin e një vizite në kufi, sepse sipas artikullit, ai ishte “shumë i frikësuar për t’u përballur me sytë e shndritshëm të trupave tona”.
Në fakt, udhëtimi u pezullua për shkak të motit të keq, sipas Shtëpisë së Bardhë.
Komentet e ndezur pasojnë vizitën e Trump në Korenë e Jugut ku ai denoncoi regjimin në veri të kufirit si një “diktaturë mizore”.
Gjatë turneut të tij në Azi, Trump është përpjekur të bashkojë fuqitë e kontinentit kundër Kim në një përpjekje për t’i dhënë fund programit të armëve bërthamore të vendit të izoluar. /Telegrafi/