Telegrafi

Donald Trump bëhet presidenti i parë amerikan që shkel në Korenë e Veriut (Foto/Video)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump sapo u bë presidenti i parë amerikan i cili vendos këmbën në Korenë e Veriut.

Përmes një shkrimi në rrjetin social, Trump tha se dëshironte ta takonte Jong Un sa për ta përshëndetur.

Pas shtrëngimit të duarve të tij me Kim Jong Un, Trump tha se ishte “një nder i madh të jem këtu”, përcjell Telegrafi.

Trump ka vizituar Korenë e Jugut pas samitit të G20 në Japoni.

Ai mbërrin në Seul të shtunën për një udhëtim dyditor që synon krijimin e bisedimeve të thella për denuklearizimin e Koresë së Veriut.

Lexo po ashtu Shtrëngimin e duarve që e gjithë bota e priti, takohen për herë të dytë Donald Trump dhe Kim Jong-Un (Video)

Trump dhe Jong-Un zhvilluan takimin e parë historik, vitin e kaluar në Singapor, ndërsa në muajin shkurt të këtij viti u takuan për herë të dytë në Vietnam. Ishte pikërisht samiti i fundit që riktheu dyshimet mes palëve. Përballë rezistencës së Trump për të hequr përfundimisht sanksionet, lideri komunist vendosi të braktisë takimin.

Pas këtij dështimi, agjencitë amerikane të sigurisë kanë shfaqur prova se Koreja e Veriut po zhvillon sërish programin raketor. /Telegrafi/