Telegrafi

Donald Trump akuza partisë për kurthe ndaj tij

Donald Trump ka deklaruar se partia e tij po i bllokon fitoren në garën për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ka akuzuar republikanët se nuk kanë lejuar mbështetësit e tij të votojnë në shtetin e Kolorados, duke i atribuuar kështu fitoren në tavolinë Ted Cruz. Kandidatura e Trump, edhe pse më i favorizuari deri tani, është e rrezikuar seriozisht, teksa ka kërcënuar me trazira nëse nuk emërohet nga partia në garën presidenciale.

Kandidati republikan për president Donald Trump ka lëshuar një tjetër deklaratë të fortë. Miliarderi amerikan u shpreh se liderët e partisë së tij nuk dëshirojnë që ai të fitojë të drejtën për të kandiduar.

Ai tha se i gjithë sistemi në këtë parti është vendosur kundër tij, duke akuzuar komitetin kombëtar republikan se po ndërton strategji në mënyrë që kandidatura e tij të mos zyrtarizohet.

Komentet e Trump vijnë pasi rivalit të tij Ted Cruz iu atribuan votat e të gjithë delegatëve në Kolorado, pa kryer procesin e votimit..

Kryetari i Partisë Republikane Reince Priebus reagoi nëpërmjet rrjeteve sociale, duke mohuar akuzat se rregullat janë ndryshuar vetëm në rastin e Kolorados. Ndërkohë Trump theksoi se mbështetësit e tij në këtë shtet nuk u lejuan të merrnin pjesë në komitetin kombëtar republikan. Megjithëse për momentin Trump udhëheq garën e breshme të republikanëve, ai mund të mos ketë delegatët e mjaftueshëm për të zyrtarizuar kandidaturën.

Nëse kjo ndodh atëherë në konventën e Korrikut do të jenë të lirë të votojnë sërish duke i rihapur shpresat për senatorin e Teksasit Ted Cruz apo edhe për kandidatin tjetër John Kasich. Trump ka thyer premtimin e bërë në fillim të fushatës së do të mbeshtesë cilindo kandidat që do të emërojë partia, duke u shprehur se nëse nuk fiton ai, do të ketë trazira.