Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Administratën e Ushqimit dhe Barnave – FDA për vonesë të qëllimshme të punës për një vaksinim të coronavirusit në mënyrë “që të prishë shpresat e tij për rizgjedhje”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të hënën kompania Pfizer njoftoi se vaksinimi i tyre u provua të ishte 90 për qind efektiv në provat klinike.
Të dhënat e tyre tani do të shkojnë në FDA për miratim dhe pasi FDA të japë dritën jeshile një program vaksinimi masiv mund të fillojë.
The @US_FDA and the Democrats didn’t want to have me get a Vaccine WIN, prior to the election, so instead it came out five days later – As I’ve said all along!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 10, 2020
‘FDA dhe Demokratët nuk dëshironin që unë të merrja meritat për vaksinën, para zgjedhjeve, kështu që në vend të kësaj doli pesë ditë më vonë – Siç e kam thënë gjithë kohën!’, ka shkruar ai në Twitter.
Ai këmbëngul se veprimet e tij kishin rezultuar në krijimin e një vaksine në kohë rekord, duke argumentuar se po të ishte Joe Biden president, do të duhej shumë më shumë për të gjetur trajtim.
If Joe Biden were President, you wouldn’t have the Vaccine for another four years, nor would the @US_FDA have ever approved it so quickly. The bureaucracy would have destroyed millions of lives!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 10, 2020
‘Nëse Joe Biden do të ishte President, nuk do ta kishit vaksinën për katër vjet të tjera, as FDA nuk do ta kishte aprovuar ndonjëherë kaq shpejt. Burokracia do të kishte shkatërruar miliona jetë!’, tha ai. /Telegrafi/