Në përfundim të numërimit të votave në SHBA dhe shpalljes së Donald Trump-it President, ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, tha se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk do të ndryshojnë kurrsesi pasi në jemi aleatë në shumë fusha.
“Faleminderit të gjithëve. SHBA zgjodhi presidentin e 45-të, Donald Trump”.
“Këto zgjedhje ishin votë për ndryshim, por kjo nuk do të thotë ndryshim për marrëdhëniet ndërmjet SHBA dhe Shqipërisë. SHBA dhe Shqipëria kanë pasur marrëdhënie të ngushta si me kandidatë demokratë, edhe me republikanë. Ne jemi bashkë në Afganistan, ne jemi bashkë në NATO, në rastin e Kosovës e më gjerë. Jam besimplotë se do të vazhdojmë marrëdhëniet e ngushta”, tha ambasadori Lu. /Telegrafi/