Në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë sqarohet të enjten se iu dërgua Senatit lista me 7 caktime dhe një tërheqje në nivel diplomatësh dhe njeriu që drejtoi misionin diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri Donald Lu, do të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm e i Gjithëpushtetshëm i Amerikës në Republikën e Kirgistanit, thuhet aty.
Ambasadori Donald Lu që pati ndoshta ndikimin më të madh në politikën shqiptare ka meritën e nxitjes së reformës në drejtësi e falë përpjekjeve të tij, dy zyrtarë të lartë shqiptarë kanë marrë “ndalim publik” nga DASH-i, diçka që ndodhte për herë të parë. /Tch/Telegrafi/