Fëmijët nga Shtëpia për fëmijët pa prindër ’11 Tetori’ në Shkup kanë marrë laptopë, pjesë e donacionit nga ITD Distribuimi. Përveç kësaj me donacion është renovuar hapësira qendrore për shoqërim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi i këtij donacioni është që fëmijët në Shtëpi të jenë më pranë IT teknologjisë, të njihen sa më mirë me teknologjinë, ta duan dhe në të ardhmen të vendosin për të ndërtuar karrierë në këtë fushë.
Laptopët padyshim do tu mundësojnë edhe kryerjen e detyrave të përditshme që i marrin në shkollë. /Telegrafi/