Site icon Telegrafi

Donacione ndërkombëtare për bibliotekën e Manastirit

Me mbështetje ndërkombëtare, fondi i bibliotekës univerzitare në Manastir vazhdimisht rritet. Me donacionet e fundit nga Austria dhe disa vende të rajonit të gjuhës gjermane, është formuar edhe “Biblioteka austriake”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Arsyet për këtë vizitë janë bashkëpunimet bilaterale, midis Austrisë dhe Zvicrës, dhe në kuadër të këtij bashkëpunimi, çdo vit dhurojmë disa libra në gjuhën gjermane”, tha ambasadorja e Zvicrës, Sibil Zuter Tehada.

“Bibliokteka austriake”, është e vetmja në Maqedoni dhe mund të shfrytëzohet edhe gjerë, nga lexuesit lokal.
Ndërsa biblioteka e Manastirit posedon rreth 650 mijë tituj librash, dhe ka vazhdimisht rritje të lexuesve./Telegrafi/

Exit mobile version