Spitali i qytetit të Prilepit “Borka Talleski” fitoi donacion prej rreth 300.000 eurove në aparate për thuajse të gjitha repartet dhe ndihmëset me të cilat do të lehtësohet shërbimi për 100.000 banorë në atë rajon.
Donacioni i organizatës suedeze “Nga dora në dorë” e cila për 5 vite që ekziston ka dhënë donacion 13 herë në Maqedoni, ndërsa donacioni ka qenë prej 250.000 deri në 300.000 eurove, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Themelues të organizatës humanitare janë Marija Rosengren, me prejardhje nga rajoni i Manastirit dhe Prilepit dhe Thomas Rosengren.
Drejtori i Spitalit të Prilepit, Dragan Bogoeski shprehi falënderime për donacionin e madh, i cila kryesisht ishte në aparate.
“Është donuar rendgen aparat, me aparat shtesë që kryen digjitalizimin e inçizimit. Me këto pajisje do të kemi që në monitor ta shohim inçizimin, më pastaj në kolonskop, e bërë për ta kontrolluar zorrën e trashë dhe do të na ndihmojë në diagnostikimin e kancerit në zorrën e trashë. Për momentin kemi vetëm gastroskop, të cilën e shfrytëzojmë për sëmundjet në lukth. Pjesë e donacionit janë edhe dy aparate. Njërin do ta shfrytëzojmë në Repartin e Ortopedisë. Morëm aspirator, i cili do të shfrytëzohet në Repartin e Kirurgjisë. Në donacion janë edhe aparate për diagnostikimin e sëmundjeve të syrit” tha Bogoeski.
Marija dhe Thomas Resengren vetëm në Maqedoni, deri tani kanë realizuar 12 donacione në institucionet arsimore dhe shëndetësore, në Qendrat për personat me nevoja të veçanta dhe gjithashtu ju kanë ndihmuar disa familjeve sociale./Telegrafi/