Kampanja e fondacionit Golden Eagle vazhdon me dhurimin e donacioneve për punëtorët shëndetësorë.
Kësaj radhe ishte spitali rajonal i Vushtrrisë ai qe përfitoi nga ky fondacion.
Përmes këtij donacioni, punëtorëve shëndetësorë të Spitalit Rajonal të Vushtrrisë iu dhuruan pakot me pajisje mbrojtëse.
Pako përmban:
– Maska mbrojtëse
– Maska plastike
– Rroba antibakteriale
– Dezinfektues
– 600 njësi lëngje frutash “Relax 100”
Fondacioni Golden Eagle përmes kampanjës për t’u dalë në ndihmë punëtorëve shëndetësorë në luftën kundër pandemisë COVID-19 do të ofrojë donacione për të gjitha Spitalet Regjionale të Kosovës, ku deri më tani përfitues të këtyre donacioneve janë: Spitali Rajonal i Pejës, Gjakovës, Gjilanit dhe Vushtrrisë.