Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) do të pranojë sot një donacion me pajisje dhe automjete nga Bashkimi Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas AIM-së, donacioni është siguruar përmes projektit të ”Blerja e pajisjeve për kontrolle zyrtare të Agjencisë për ushqim dhe veterinari dhe pajisje për inspektoriatin veterinar kufitar Bllacë dhe Tabanoc”.
Gjantë pranim-dorëzimit të donacionit do të prezantohen edhe aktivitetet për fillimin e ndërtimit të vendeve të modernizuara të inspektimit për kryerjen e kontrolleve veterinare dhe fitosanitare në vendkalimet kufitare në Bllacë, Tabanoc dhe Qafthanë./Telegrafi/