Site icon Telegrafi

Don Polloshka vazhdon të mbetet pjesë e KB “Vëllaznimi”

Pas lëndimit që e la atë jashtë parketit sezonin e kaluar të Superligës së basketbollit të Kosovës, basketbollisti Don Polloshka, ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën e Vëllaznimit.

Sipas njoftimit të publikuar nga klubi gjakovar Polloshka ka arritur që përmes përgatitjeve të zhvilluara gjatë tërë verës ta tejkalojë lëndimin e që kishte pësuar në gju, për të qenë tashmë sa më i gatshëm për sezonin 2024/2025.

Polloshka i cili është i gjatë 175cm, dhe luan në pozitën e organizatorit të lojës, arriti që gjatë sezonit 2022/2023 të paraqitej për Vëllaznimin, duke realizuar një mesatare 3.7 pikëve dhe 2.4 asistimeve për ndeshje.

Theksojmë që Polloshka në të kaluarën ka qenë pjesë e Klubit të Basketbollit “Prishtina” dhe gjeneratave të reja të Përfaqësueses së Kosovës e përvoja e tij pritet të jetë një forcë shtesë për ekipin e Vëllaznimit, që sezonin e ri të Superligës së basketbollit të Kosovës do ta nisë nën drejtimin e trajnerit kroat, Branimir Paviç./Telegrafi/

Exit mobile version