Telegrafi

Don Pizhi flet për muzikën hip-hop: Ja si kanë qenë marrëdhëniet mes kolegëve dikur (Video)

Reperi Don Pizhi ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Reload” në TV Dukagjini, pas një mungese mjaft të gjatë në media.

Përballë gazetares Nita Brisku, ai ka rrëfyer për arsyen e mungesës në muzikë prej katër vitesh, gjersa nuk ka lënë pa treguar as për projektet e reja muzikore që pritet t’i realizojë në të ardhmen.

Fillimin e intervistës, reperi e ka nisur duke treguar për marrëdhëniet e tij me kolegë në vitet e shkuara, ku prej reperëve ka veçuar dy prej tyre: 2po2 dhe Getin, për të cilët thotë se dikur kishin marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri tjetrin, gjersa këtë miqësi e ruajnë edhe sot, pavarësisht se Pizhi nuk është edhe aq shumë aktiv në muzikë.

Projekti i tij i radhës do të vijë shumë shpejt, dhe ai ka bërë të ditur se kënga e re po punohet në studion e Don Arbas. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=N2f5bMkTiJM&feature=youtu.be