Telegrafi

Don Phenom publikon të gjitha këngët e albumit të ri “Kumara”

Ashtu siç e kishte paralajamëruar tash e një kohë, reperi shqiptar, Don Phenom, ka publikuar albumin e ri.

“Kumara” mban titullin ky album, ndërsa në të përfshihen gjithsej 13 këngë dhe dy videoklipe, të cilat janë mjaft të veçanta.

“Viti 2018” dhe “Shkune” janë dy këngët e tij të shoqëruara me klipe, ku tashmë janë publikuar në platformën YouTube.

Ndërkohë, “Xheloze”, “Bejbi”, “Bandolero”, “Benzema”, “Frrk” në bashkëpunim me Kivën, “Wow Wow Wow”, “Kumara”, “Phenom”, “Intriga”, “Mos Gabo”, “Mirë se vini”, janë projektet e Don Phenom, të cilat i ka sjell në versionin audio.

Lexo po ashtu Don Phenom nesër sjell albumin e ri "Kumara"

Tekstin e ka shkruar vet reperi, kurse për muzikën është përkujdesur Pancho City.

Videoja atraktive i është besuar produksionit “Rozafa”.

Më poshtë mund t’i gjeni të gjitha këngët e Don Phenom: 

/Telegrafi/