Telegrafi

Don Phenom publikon klipin me skena të nxehta

Don Phenom ka qenë mjaft aktiv kohëve të fundit.

Në një distancë të shkurtër kohore ai i ka shtuar repertorit muzikor tre këngë të reja, të cilat janë “Lek si n’tallava”, “Ti po rren” dhe “Trap”.

“Trap” është publikuar mbremjen e djeshme dhe është e sigurt që shumë shpejt do të kthehet në të preferuarën tuaj.

Në tekst Phenom i referohet femrës të dikujt dhe ka një mesazh për të, i cili është “Femna jote lyp shok”.

Por nuk mund të mos na tërhiqte vëmendjen edhe klipi ku reperi shoqërohet nga disa vajza, topless madje.

Ndryshe, këngëtari është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/