Reperi shqiptar, Don Phenom, këtë vit ka qenë mjaft aktiv me projekte të reja muzikore.
I njëjti bëri të ditur se po vjen me album të ri, ndërsa lajmin për fansat e ka njoftuar përmes rrjeteve sociale.
Në llogarinë e tij personale, Instagram, ka publikuar një fotografi me përshkrimin “Albumi i ri po vjen”.
Reperi, i cili për publikun u bë i njohur prej bashkëpunimit me Taynën “Columbiana”, deri më tani solli një sërë projektesh të suksesshme.
Këngët e fundit që ka lansuar janë bashkëpunimet me Ronela Hajatin “Cohu”, “Dilema” si dhe me Valza Zhegrovën “Andale”.
Kjo e fundit në kanalin zyrtar, YouTube ka kaluar mbi një milion klikime. /Telegrafi/