Telegrafi

Don Phenom nesër sjell albumin e ri “Kumara”

Don Phenom (Foto: Instagram)

Ai u bë më i njohur për publikun që nga bashkëpunimi me reperen Tayna, të cilët sollën një projekt mjaft të suksesshëm dhe “Columbiana” ishte kënga që i vuri në pah të dy artistët.

Që pas atij dueti, reperi Don Phenom solli një numër të madh të këngëve, e përveç tyre ai tash e një kohë po punon edhe për albumin e ri.

Ky i fundit pritet të publikohet nesër (25 tetor) në të gjitha platformat muzikore dhe mban titullin “Kumara”.

Albumi në fjalë përmban gjithsej 13 këngë, dy prej të cilave do të vijnë edhe me videoklip.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Don Phenom

“Nesër del klipi “Viti 2018” plus një klip tjetër, plus albumi. Albumi “Kumara” nga Don Phenom me total 13 këngë dhe dy videoklipe publikohet në YouTube dhe në të gjitha platformat digjitale online më 25 tetor”, ka shkruar ai krahas imazhit.

Ai po ashtu ditë më parë solli këngën “Nuk ki me kon” në bashkëpunim me Erza Halimin- kjo e fundit artiste e re e estradës shqiptare.

Veç tjerash, Don Phenom është mjaft i kërkuar edhe në mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore, ndërsa ka mbledhur fansa të shumtë gjithandej trojeve shqiptare. /Telegrafi/