Telegrafi

Don Phenom lanson këngën e re “Everywhere we go”

Reperi i njohur shqiptar, Don Phenom ka publikuar projektin më të ri muzikor.

“Everywhere we go”, titullohet projekti i tij i ri në bashkëpunim me Ardon, Mottz dhe Pure V. Kënga është në gjuhën angleze, të cilën e ka shoqëruar edhe me një video mjaft atraktive.

Projekti është shpërndarë në kanalin e ‘Arkiva Shqip’ dhe vetëm për pak orë ka marrë pëlqime dhe komente nga më të ndryshmet.

Don Phenom, Ardo, Mottz dhe Pure V në klipin e ri (Foto: YouTube)

Reperi këtë vit ka qenë mjaft aktiv me projekte të reja, ndërsa në projektin e fundit ka bashkëpunuar me reperin ferizajas, 2Ton.

Ndryshe, Don Phenom edhe gjatë kësaj vere do të jetë i angazhuar në koncerte, jo vetëm në trojet shqiptare por edhe më gjerë. /Telegrafi/