Site icon Telegrafi

“A don hala”, kënga më e dëgjuara e albumit të ri të Tunës

Altuna Sejdiu solli më 8 mars albumin më të ri muzikor, ku këngët e saja po dëgjohen tejet shumë prej fansave.

“Fortuna” e kishte titulluar albumin këngëtarja shqiptare, e cila në vete përmbante shtatë këngë.

Të gjithë këto i kishte publikuar brenda një nate të shoqëruar me video, ku kishte bashkëpunuar me Armend Rexhepagiqin dhe Aida Barakun.

Megjithatë, duket se bashkëpunimi me këngëtarin Yll Limani deri më tani është pëlqyer më së shumti prej publikut.

Kënga ” A don hala” deri tani po prinë me më së shumti shikime në platformën e YouTube, ku ka arritur shifrat rreth tetë milionë.

Ndryshe, bukuroshja shkupjane për videot tejet të veçanta ka bashkëpunuar me Astrit Ismailin. /Telegrafi/

Exit mobile version