Telegrafi

Don Arbas: Serbët nuk e zbuluan muzikën!

“Për muzikën që unë e bëj meloditë që unë i përdor në disa stile të këngëtarëve të ndryshëm, nuk kanë të bëjnë me ato serbe, por janë: nën një – shqiptare, dy – turke, tre – orientale dhe ne jemi popull i vjetër, nuk e zbuluan muzikën serbët, përkundrazi punimet e mia i kanë vjedhur tri këngëtare, njëra serbe, njëra bullgare dhe kjo e fundit boshnjake, të gjitha këngë të kënduara nga Arta Bajrami”.

“Desha ta bëjë këtë sqarim, sepse unë e dua muzikën popullore dhe mundohem që të mos e harrojmë ne si popull, prandaj e fus në zhanre moderne”, ka shkruar në Facebook drejtori ekzekutiv i “Arbasound”.

Së fundmi, ai ka njoftuar se do të kthehet në skenë me një album të ri. /Telegrafi/