Këngëtari dhe producenti i njohur muzikor Don Arbas, është mjaft i pëlqyer dhe i ndjekur në rrjetet sociale, edhe pse viteve të fundit nuk ka qenë shumë aktiv në muzikë.
Së fundmi, ai ka publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram një fotografi, në të cilën shfaqet logoja e “Ushtrisë çlirimtare të Kosovës – UÇK”, gjersa në mbishkrimin e fotos ka shkruar: “Gjithmonë krenar me UÇK-në”.
Don Arbas gjithashtu ka ndërruar edhe fotografinë e profilit në Instagram, duke vendosur me po të njejtën foto të publikuar në kohështirje.
Mesa duket, këngëtari ndjen mirënjohje të madhe për të gjithë ata që kontribuan që Kosova të ishte e lirë, dhe të vinte në paqe gjatë luftës me Serbinë. /Telegrafi/