Telegrafi

Dominotë në rrugët e qytetit anglez, 7 mijë blloka të betonit rrëzohen njëri pas tjetrit – ishin vendosur në 2.5 kilometra hapësirë

Më shumë se 7 mijë domino janë rrëzuar njëra pas tjetrës në Norwich të Anglisë, për të festuar hapjen e festivalit të artit që prej më shumë se 250 viteve organizohet.

Ky instalacion ishte bërë për të hapur ekspozitën në Norfold në festivalin e Norwichit – ku bllokat e betonit 8 kilogramësh ishin vendosur një pas një në sheshin Anglia, transmeton Telegrafi.

Rrëzimi i dominove të betonit ndodhi në një distancë prej 2.5 kilometrave, dhe një praktikë e tillë po aplikohet nga 2009.

“Ishte e jashtëzakonshme. Faleminderit për diçka kaq madhështore”, thanë fëmijët që ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje të madhe. /Telegrafi/