Site icon Telegrafi

Dominimi i Lirisë, por Gjilani merr një pikë nga Prizreni

Ndeshja mes Lirisë dhe Gjilanit ka përfunduar me rezultat 0-0.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, ishte mjaft atraktive për syrin e publikut.

Dominimi i takoi Lirisë me anë të lojtarëve si Zeka dhe Korenica, ku ky i fundit ishte një prej më të mirëve, por Liria nuk gjeti dot golin.

Gjilani kryesisht u mbrojt në këtë takim, sidomos në pjesën e dytë.

Sfida është karakterizuar me raste nga Liria, por Gjilani ka pasur edhe një shtyllë në pjesën e dytë.

Gjilani mbetet në vendin e tretë me 16 pikë, kurse Liria ka 13 pikë në vendin e pestë. /Telegrafi/

Exit mobile version